Te fundit

Vrasje e dyfishtë në Lushnje

Policia-e-LushnjesNga policia lokle është noftuar vrasja e shetasit Sokrat Shani, në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 65-vjeçarit, ku agjentët kanë gjetur edhe armën e krimit, një pistoletë tip “TT”.

Gjithashtu, në këtë banesë është gjetur edhe një letër ku ishte shkruar një emër dhe një adresë në Golem të Kavajës, të cilat i korrespondonin shtetases Jonida Canaku.

Kjo e fundit kishte shenja dhune në trup dhe nga hetimet ka rezultuar se kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia e saj, duke u thënë familjarëve se do të shkonte tek tezja. Në të vërtetë kishte shkuar në takim me 65-vjeçarin.

Nga ekspertiza mjekoligjore mbi trupat e dy viktimave, hetuesit kanë arritur në përfundimin se shtetasi Sokrat Shani ka vrarë shtetasen Çanaku, me të cilën kishte fiksuar një takim dhe më pas, në Lushnje ka vrarë edhe veten.
Ndërsa nga shqyrtimi i rrethanave, agjentët e anti-krimit janë të bindur se bëhet fjalë për një krim pasioni.

MF/tvbulqiza.al