Te fundit

Vritet Shishani, një nga liderët e ISIS.

downloadXhihadisti, ishte një prej këshilltarëve më të afërt ushtarakë të liderit të Shteti Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi.
Sipas agjencisë së lajmeve Amak, e cila ka lidhje me Shtetin Islamik, u raportua se Shishani u vra gjatë luftimeve në qytetin Shirkat, në jug të Mosulit, në Irak. Ndërkohë që vdekja e tij ishte raportuar edhe më parë nga SHBA si pasojë e sulmeve ajrore.
ISIS lajmëroi se Shishani u vra ndërsa luftonte kundër forcave që po përpiqen të rimarrin Mosulin nga duart e Shtetit Islamik, por pa specifikuar se kur. Për shkak të raporteve konfliktuese për vdekjen e tij, ekspertët thonë se ka ende paqartësi për këtë.

Megjithëse ata thonë se Shteti Islamik nuk ka përdorur në të shkuarën si manovër lajme të rreme për vdekjen e liderëve të saj, përkundrazi, zakonisht përpiqet ta mbajë të fshehur këtë sa më gjatë.
MF/tvbulqiza.al