Te fundit

Zbulohen emrat e kandidatëve për Topin e Artë

2Fundi i Euro 2016 ka sjellë edhe zbulimin e futbollistëve kandidatë për trofeun e Topit të Artë. Këtë vit bie në sy mungesa e fituesit rekordmen, Lionel Messi, i cili ka deklaruar së fundmi edhe dorëheqjen nga kombëtarja.

Nga revista “France Football” vjen lista me 4 kandidatët: tre nga lojtarët aktivizohen me Realin e Madridit, të cilët janë Ronaldo, Bale dhe gjermani Tony Kroos, ndërsa i katërti në radhë është francezi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Sfida këtë vit duket të jetë mes mesfushorëve kundrejt sulmuesve.

/tvbulqiza.al/