Te fundit

Zbulohen predha luftarake në Mat

1469607437IMG-20160727-WA0003d80 predha luftarake të artilerisë së rëndë janë evidentuar në tunelet e Qafë Shtamës, dhe janë sekuestruar nga ana e forcave të policisë së Matit.

Informacionet mbi vendndodhjen e tyre janë marrë në rrugë operative, e menjëherë shërbimet policore janë drejtuar për në tunelin numër 2 të Qafë Shtamës, në fshatin Selic të Matit, aty ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12 mm dhe 20 predha me gjatësi 30 cm.

Tuneli në fjalë rezulton të ketë qenë i bllokuar që prej ngjarjeve të vitit 1997, por ai është hapur si pasojë e erozionit dhe predhat luftarake janë zbuluar në hyrje të tij
Materialet i janë dorezuar edhe Prokurorisë së Matit, për të hetuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë vepër penale.

MF/tvbulqiza.al