Te fundit

Zbulohet piramida më e madhe në botë

1471420572p044g1tgPiramida e Çolulas (Spanjë),  është piramida më e madhe që ekziston, 55 metra e lartë dhe me secilën faqe 450 metra të gjatë në bazë. Madje, është monumenti më i madh i ndërtuar nga njeriu deri më sot.

Ajo ështe ndërtuar me blloqe të mëdha argjile e të përziera me shkopinj, një lëndë që mbijeton më së miri me klimën e zonës.

Kur u pushtua nga spanjollët ishte e mbuluar sa nuk kuptohej se brenda saj gjendej një piramidë me përmasa kaq të mëdha.

Edhe kur është ndërtuar kisha simbolike mbi kodër, spanjollët nuk e dinin se çfarë fshihej nën të. Vetëm në vitin 1910, kur nisi ndërtimi i një çmendine, u zbulua që aty fshihej një piramidë e lashtë, që sot është një nga vendet më të vizituara nga turistët.

MF/tvbulqiza.al