Te fundit

Zgjedhjet në Dibër, KQZ nis punën. PS konfirmon pjesëmarrjen

kqz-lleshi-640x340

Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Dibër, pavarësisht se është shprehur kundër dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e qytetit verior.

Kjo është konfirmuar nga përfaqësues të kësja force në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Për momentin nuk dihen ende kandidatët që do të garojnë për të fituar këtë bashki, raporton Lapsi.al

Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të mbahen pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u denoncua në një video-skandal ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

GE/ tvbulqiza.al