Te fundit

Zgjedhjet në Dibër, opozita mbyll fushatën

basha-ne-diber-1Opozita ka mbyllur ditën e sotme fushatën në Dibër, ku do të zhvillohen zgjedhjet për bashkinë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se bandat dhe kriminelët që sillen nëpër Dibër dhe e mbajnë veten për çamë, nuk i përfaqësojnë as ata, as socialistë e ndershëm.

Fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Fitore do ketë për Dibrën dhe çdo dibran. Kjo është energjia e vërtetë, bashkimi. Dua të ndaj me ju, një zemër të gëzuar, por e vërteta është se gëzimin dhe optimizmin e ndjej në sytë tuaj.

Kemi qenë bashkë në këtë muaj, në çdo cep të Dibrës, në çdo, në çdo fshat në çdo qytet. Kam qenë këto 3 vite në çdo cep të Shqipërisë, kam parë varfëri.

Anembanë Dibrës e Shqipërisë, ka varfëri të tejskajshme.

Realitetin duhet ta shohim siç është e jo me makijazhe. Kemi parë banda e banditë të importuar që sillen si çamër, por që nuk asnjë gjë të përbashkët as me çamë, as me kosovar as me dibranë. Këta përfaqësojnë disa kriminelë. Mos përfaqësojnë PS? Nuk e besoj, sepse ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm.

Kundërshtarët tanë politikë e treguan sot, duke dalë këtu në shesh. Socialistët e ndershëm distancohen nga krimi. Kë përfaqësojnë këta kriminelë? Vetëm Edi Ramën. E duam bashkinë e Dibrës si plaçkë që ta copëtojnë vetëm për vete.

SHPËRNDAJE NË: