Te fundit

Zgjedhjet në Dibër: Rama, vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet edhe pastrimit të qytetit dhe përpunimit të mbetjeve

12799425_1162360170449342_7363431642675770022_nBanorët e lagjes “Gjok Doçi”, ndër më të mëdhatë në qytetin e Peshkopisë, janë njohur nga afër me platformën elektorale të kandidatit të së majtës, Muharem Rama.

Ai u ndal tek disa prej planeve të tij për zhvillimin urban të territorit të Bashkisë së Peshkopisë: “Do të bëjmë rikonstruksionin e të gjitha fasadave të kësaj lagjeje. Do të bëjmë asfaltimin nga e para të të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë në brendësi të lagjeve. Do të mund të vendosim ndriçimin e duhur dhe të krijojmë edhe mjediset e përshtatshme për fëmijët, të cilët nuk kanë ku të luajnë. Do të krijojmë mjedise pushimi edhe për moshën e tretë, që gjithashtu nuk e gjen sot një hapësirë”, u shpreh kandidati Rama.

Vëmendje të veçantë, Rama tha se do t’i kushtohet edhe pastrimit të qytetit dhe përpunimit të mbetjeve. Programi elektoral i kandidatit Rama përfshin edhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit, ku përveç përfundimit të bulevardit qendror të qytetit dhe Unazës së Vogël, do të mund të bëhet më pas edhe lidhja me Unazën e Madhe dhe rikonstruksioni i rrugicave të brendshme në lagje.