Te fundit

“Zhduket” fasada e stadiumit Qemal Stafa

1471024495fasadaStadiumi i kryeqytetit së shpejti do të ketë një pamje të re bazuar në projektin fitues, ndërkohë që nga ai aktual nuk ka mbetur më thuajse asgjë.

Kryeministri Rama, në një status në profilin e tij në rrjetet sociale sqaron se fasada monument kulture po trajtohet me te gjitha standardet profesionale dhe se elementët e gurtë po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre ashtu siç janë, pas restaurimit.
Edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës ka sqaruar ndërkohë se nuk ka asnjë ndryshim të projektit. Në fakt, ndryshim do të ketë.
Rama i quan dy “basorelievet” që mbizotëronin fasadën si “pa vlerë dhe gjurmë të realizmit socialist”, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jenë pjesë e fasadës së stadiumit të ri kur gjithçka të ketë përfunduar.

MF/tvbulqiza.al