Te fundit

Zhvillohet ceremonia e inaugurimit të rikonstruksionit total të Shkollës 9 –Vjeçare “Xhevdet Doda” Bulqizë.

Më në fund edhe qyteti monitor I Bulqizës, me një shkollë 9-vjeçare me infrastrukturë shkollore bashkëkohore mjaft funksionale për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Ka qenë një project investimi nga organizata “Partner për Fëmijët” dhe Ambasada Italiane, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe nën kujdesin e vaçantë të Bashkisë Bulqizë, e cila aplikoi për konkurim në këtë project dhe u shpall e 7 –ta në rang republike. Në këtë përurim morën pjesë nxënës e mësues të kësaj shkolle, banorë të qytetit dhe të ftuar. E hapi takimin drejtoresha e shkollës Lindita Kaja, e cila falenderoi organizatën “Partner për Fëmijët” për investimin në realizimin e këtij projekti, si dhe për bashkëpunimin e saj me bordin e shkollës sonë.
Kryetari actual I Bashkisë Bulqizë, Myfit Duriçi, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ndjenja e përkushtimit në karrigen e kryebashkiakut, ka bërë që ai deri në ditën e fundit të mandatit të tij edhe pse të shkurtër, të vijojë pa u ndalur në realizimin e investimeve, sipas projekteve mjaft ambicioze që e kanë karakterizuar bashkinë e Bulqizës nën drejtimin e tij.
Përshëndeti me këtë rast edhe drejtoresha e Fondacionit “Partner për Fëmijët” Ingrid Xhons, e cila falenderoi kryetarin actual të Bashkisë Bulqizë, Myfit Duriçi, për bashkëpunimin mjaft konstruktiv të tij dhe stafit të bashkisë, në realizimin e këtij projekti, si dhe kompaninë ndërtuese që realizojë rikonstruksionin e shkollës në standarte bashkëhore europiane. “Tani që ndërtimi përfundoi, ne do të bashkëpunojmë me bordin e shkollës, për ta bërë atë më të gjallë dhe të hapur për të gjithë fëmijët, tha në vijim të fjalës së saj, Ingrid Xhons”.
Ndërkohë në përshëndetjen e saj drejtoresha e Zyrës Arsimore Bulqizë, Bedrie Manjani, tha se kushtet e krijuara në këtë shkollë, si nga ambientet e brëndëshme, palestra, ambientet e jashtme me gjelbërim e fusha sportive, tualetet dhe sistemi I ngrohjes me kaldajë, do të ndikojnë fuqishëm në rritjen cilësore të punës mësimore educative, ku Zyra Arsimore në bashkëpunim me stafin e shkollës do të jenë në sinkron të plotë për mirmbajtjen e ambienteve
Përshëndetën me këtë rast edhe kryetari I degës së PS, Artur Kala dhe Nënkryetari I Bashkisë, Adhurim Lika
Më pas të pranishmit në këtë ceremoni vizituan ambientet e brëndëshme të shkollës, ku nxënës, mësues dhe prindër dhanë impresionet e tyre
Në fund përfituam nga rasti dhe intervistuam krybashkiakun në detyrë Myfit Duriçi