Te fundit

ZHVILLOHET KUPA E 8-TE NE SPORTIN E MUNDJES, NE ZONEN E GOLLOBORDES

Mundja
Bashkia Bulqize ne bashkepunim me Shoqaten e Mundjes se Gollobordes, ka mundesuar, zhvillimin ne Ostren te Madh, Kupen e 8-te tradicionale, ne sportin e mundjes ne zonen e Gollobordes. Ne kete aktivitet moren pjese sportiste te grupmoshave te ndryshme, jo vetem nga zona e Gollobordes qe tradicionalisht njihet ne mbare vendin per ushtrimin e sportit te mundjes, por edhe nga Dibra, Maqedonia, si dhe sportiste veteran te ketij sporti nder vite. Mori pjese edhe kryetari I komitetit olimpik Shqiptar Veron Bezhani. Ky aktivitet qe tashme eshte kthyer I pervitshem, startoi me nje koncert festiv pergatitur nga nxenesit e Shkolles se Mesme Ostren, ku vajzat me veshjen tradicionale te zones, nen ritmin e kengeve e valleve, ngjallen mjaft emocione per te pranishmit e shumte ne kete event . Nderkohe per te pranishmit ne ambjetet e kesaj shokolle u be e mundur edhe hapja e nje ekspozite me veshjet tradicionale te rrethit te Bulqizes. Kryebashkiaku Melaim Damzi, ne pershendetjen e tij me kete rast, e vuri theksin tek nxitja dhe kujdesi qe pushteti vendor ka treguar e do te tregoje edhe ne te ardhmen per zhvillimin e sportit te bukur te mundjes tradicionale ne zonen e Gollobordes, por dhe ne sporte te tjera si ai I skive, turizmit etj.Riti I sportit te mundjes ne Golloborde eshte I vjeter, ndaj dhe eshte trasheguar e transportuar brez pas brezi, tha nder te tjera ne fjalen e tij pershendetese, kryetari I Shoqates Sportive Golloborda Razi Rama, ai tha se mundesit Gollobordas kane dhene vlerat e veta ne mbare vendin Edhe pse ne kushte mjafte te veshtira per shkak te shiut aktiviteti filloi me garat per Kupen e Mundjes Tradicionale te Gollobordes, te cilat u shoqeruan nga grupi I daulleve dhe curleve te zones. Garuan tre grupe, ku per grupin e para te rinjeve deri 15-vjeç, fitues u shpall Vilson Tola , per grupin e dyte te rinj 15-20 vjeç fitues u shpall Ilir Osmani dhe per grupmoshen e rritur mbi 20 vjeç fitues ne menyre simbolike u shpall Ardit Kanxha Trebisht , I cili fitoi kupen dhe dashin .Nderkohe u shperndane edhe çertifikata mirenjohje per ish kampjon te mundjes nder vite.