Te fundit

Zyra e Punës Bulqizë, orientim drejt një bashkëpunimi të ri me sipërmarrjet e suksesshme.

Sinjale mjaft pozitive për zbutjen e papunësisë në rrethin tonë, po lëshohen për të parën herë nga Zyra e Punës në Bulqizë. Kështu pas hapjes mjaft të suksesshme të kurseve të rrobaqepësisë dhe parukerisë për gra dhe vajza, Zyra e Punes Bulqize është orientuar drejt nje bashkpunimi te ri me sipermarrjet e sukseshme te rrethit , duke iu pergjigjur kerkesave te tregut per punonjesit e kualifikuar. Në kete kuadër fale një bashkpunimi korrekt me Fabrikën e Pasurimit te Kromit Bulqize , është berë e mundur qe ne ambjentet e kësaj Fabrike të hapet per here te pare pas 30 vitesh nje qender formimi me 32 kursant, 24 vajza e gra dhe 8 djem te rinj ne specialitetin “Punetor pasurimi dhe Elektromekanik”.E vecanta e ketij kursi eshte qe programi eshte ofruar nga vete stafi i kompletuar i kesaj sipermarrje dhe do te gershetohet me praktiken ne ambjentet e saj, duke synuar pergatitjen e punonjesve te kualifikuar ne disa zanate dhe punesimin e tyre afatgjate.
Në përurimin e këtij kursi ishte I pranishëm edhe deputeti I zonës, Shkëlqim Cani, dhe kryebashkiaku Melaim Damzi. Në fjalën e tij administratori I Fabrikës, Bukurosh Koçi, tha se kualifikimi I punonjësve që ne po përurojmë në ditën e sotme, do bëjë që në Fabrikë të hapet një linjë e re teknologjike, gjë që do çojë jo vetëm në rritjen e punësimit, por edhe në shtimin e kapaciteteve të Fabrikës Drejtori I Zyrës së Punës, Asllan Daxha, falenderoi sipërmarrjen e Fabrikës që ka përqafuar një qasje të re për rritjen e punësimit në qytetin e Bulqizës