Te fundit

Zyrtare/ Qeveria e Kosovës do e bojkotojë takimin Rama –Vuçiç

rv_0Sidomos pas vizitës së zv-presidentit amerikan Xho Bajden në Beograd iu bë një jehonë e madhe takimit të kryeministrit serb dhe atij shqiptar ditët e ardhshme në Nish. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i tha zv/presidentit amerikan se brenda një muaji “do ta mirëpres kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë…”.

Pikërisht këtu fle lepuri. Sepse qeveria e Kosovës nuk do ti bashkohet takimit propogandistik të dy liderëve. Një zyrtar i lartë në Prishtinë tha ekskluzivisht për Lapsi.al, se qeveria e vendit të tij do ta bojkotojë këtë takim. ‘Madje – tha ai- ne nuk do të marrim pjesë as me zyrtarë të nivelit të ulët”.

Arsyeja që kosovarët do të bojkotojnë këtë takim që e shohin si propogandistik dhe më shumë në favor të imazhit të dy liderëve është fakti se në të do të flitet edhe për rrugën Merdare (kufiri Kosovë-Serbi)- Nish për të cilën Beogradi po financohet nga projektet për Ballkanin. Në Prishtinë nuk e kuptojne dot lehtë se çdo Tirana në këtë projekt. por ky ndoshta është vetëm sebepi.

Në Prishtinë po e shohin gjithnjë e më shumë me xhelozi protagonizmin e Ramës në marëdhënien me Vuçiçin dhe shfaqen që ata duan të japin për ndërkombëtarët.

Ndërsa për njërin krah të qeverisë së Kosovës, atë që rrjedh nga LDK-ja, është traditë që nga koha e presidentit të ndjerë Rugova politika kostante e mospërzierjes së Tiranës në diplomacinë e Kosovës dhe sidomos përsa i përket marëdhënieve me Serbinë, duket se në këto qëndrime po afrohen edhe PDK-istët e Hashim Thaçit.

Kjo klimë e përgjithshme si dhe protagonizmi i përballueshëm i Ramës për të luajtur rolin e të vetmit interlokutor shqiptar në Ballkan duket se e kanë shtyrë qeverinë dhe presidencën e kosovës për ta bojkotuar në unison takimin e Nishit.

Megjithëse shkaku që do ti serviret publikut do të jetë me sa duke tai i rrugës Nish- Merdare ashtu sikurse pohoi ekskluzivisht për Lapsi.al, një zyrtar i lartë i Prishtinës.