Te fundit

1200 bileta për tifozët kuqezi

1473394576kuqeziFederata Shqiptare e Futbollit pas negocionatave me homologët e Liechtensteinit ka arritur të sigurojë 1200 bileta për sfidën e datës 6 tetot, Liechtenstein-Shqipëri. Përmes këtyre biletave rreth 20% e stadiumit do të ketë tifozëri shqiptare, ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 përqind të kapacitetit.

FSHF është duke menduar që shumicën e biletave t’ia japë në dispozicion grupimit tifozat kuqezi ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë.
/tvbulqiza.al