Te fundit

6 turistë rrezikohen nga rrufeja në Dibër, i shkon në ndihmë piolicia

diberturistet

Policia e Dibrës i ka shkuar në ndihmë 6 turistëve gjatë ditës së djeshme, pasi u përballën me motin e keq.

Grupi i turistëve përbëhej nga të 3 huaj dhe 3 shqiptarë.

Ata u dëmtuan lehtë nga rrufeja, por pa rrezik për jetën.

Turistët ndodheshin për piknik në “Bjeshkët e Grevës” sipër fshatit Ilnic të Dibrës.

Ata janë përballur me motin e keq me shi, stuhi e rrufe dhe për t’ju shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.

Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë ata janë lënduar lehtë.

Policia lokale ka shkuar në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.

Sipas policisë turistët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes personeli mjekësor i ka trajtuar me ndihmë edhe për 24 orët në vijim.

Policia e Dibrës ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë për “Ngjarje aksidentale”.

GE/ tvbulqiza.al