Te fundit

Aplikacioni që shpëton jetë

1470918402aplikacioni“CrashDetect” është aplikacioni më i ri me një funksion në ndihmë të drejtuesve të mjeteve i cili aktivizohet në momentin e përplasjes dhe dërgon një sinjal alarmi në spitalin apo qendrën spitalore më të afërt.

Bashkë me alarmin, aplikacioni siguron edhe të dhënat e të sakta të vendndodhjes së aksidentit, të dhëna që mund të përdoren nga ekipi i urgjencës për të mbërritur sa më parë në vendin e ngjarjes.

Aplikacioni është duke u testuar në Afrikën e Jugut dhe krijuesit e tij synojnë që ta zgjerojnë këtë shërbim fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Europës dhe më pas në gjithë botën.

MF/tvbulqiza.al