Te fundit

Aplikimi deri në mesnatë për universitetet

thMaturantët kanë mundësi të aplikojnë online deri në mesnatë për të vazhduar studimet e larta. Afati është shtyrë për 24 orë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për t’u dhënë një mundësi të fundit të gjithë kandidatëve për t’u bërë pjesë e garës për në universitet.

“Afati ishte 11 gushti për aplikimin për programet e studimit. Me datë 11  u mbyll raundi i parë i aplikimeve, por për t’u ardhur në ndihëm maturantëve që nuk patën mundësi për të aplikuar, të kenë një mundësi të dytë”, thotë drejtorja e AKP, Rezana Vrapi.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve kujton edhe një herë kushtet për studentët që aplikojnë, siç është mesatarja 6, por ka një mundësi edhe për ata që nuk e kanë këtë mesatare.

“Për ata që janë me mesatare më pak se 6, kanë mundësi që të aplikojnë në programet 2 vjecare, për shkollat profesionale, në Tiranë apo Durrës”, thotë Vrapi.

Nga 13 gushti, AKP do të bëjë gati listën e transparencës dhe formularin e korrigjimit të pasaktësive. Ndërsa mbetësit e vjeshtës, apo edhe ata që duan të ndryshojnë preferencat, mund të aplikojnë në një raund të dytë që nis nga 23 shtatori.

MF/tvbulqiza.al