Te fundit

Bulqize,reshjet e shiut permbytin lagjen “Gjeologu”.(Videolajm).

Permbytjet
Keto jane pamje te reshjeve te shiut te rene nje nate me pare ne Bulqize.Reshje te cilat kane shkaktuar permbyetje ne lagjen Gjeologu te qytetit, ku si pasoje e ketyre reshjeve jane shkaktuar deme jo vetem ne katet e para te banesave por edhe ne nje numer te konsiderushem biznesesh qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne kete lagje.
Sipas banoreve mesohet se ne kete lagje qe pas ndertimit te pedonales se qytetit jane shkaktuar tri here permbyetje te cilat po sipas tyre kane ardhur si pasoje e mosndertimit ne standarte te kanalizimeve te ujrave te bardha.
Gjithesesi demet ne bizneset dhe ne shtepi banimi kane qene te konsiderueshme te cilat kerkojne nje vleresim dhe konsiderate nga organet kompetente.