Te fundit

De Biasi zbulon dilemat e formacionit kundër Maqedonisë

Trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biasi ka konfirmuar se ndaj Maqedonisë nuk do ketë ndryshime të shumta në formacionin që luajti në ‘Euro 2016’.

Trajneri italian ka bërë të ditur se do të luajë ndaj Maqedonisë ashtu si në Kampionatin Europian.

Pas kësaj deklarate është shuar dilema më e madhe pasi në sulm me shumë mundësi pritet të aktivizohet si titullar Armando Sadiku, shkruan Syri.net

Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Europian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hykaj dhe Manaj “, u shpreh De Biasi.

 

/tvbulqiza.al