Te fundit

Deklaratë nga ambasada turke në Tiranë, mbi gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

opfjnpig4cghowyqvnkfpzfoTiranBE_foto-kucuk

Ambasada turke në Tiranë ka ditën e sotme përmes një deklarate për shtyp pas vendimit të Ankarasë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Në deklaratë shkruhet se pavarësisht kësaj mase nuk ka asnjë pengesë për shtetasit shqiptarë që po mendojnë të shkojnë në Turqi për pushime. Më poshtë deklarata e plotë.

Pas tentaivës për grusht shteti të kryer me datë 15 korrik 2016, me qëllim zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kërcënimeve që i kanosen, me vendim të Këshillit të Ministrave numër 2016/9064, botuar në Fletoren Zyrtare të datës 21 korrik 2016, me numër 29777 në vendin tonë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në të gjithë vendin dhe paketa e masave që do të ndërmerren brenda kuadrit ligjor kushtetues, me qëllim zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kërcënimeve që i kanosen lirive dhe të drejtave të qytetarëve tanë, do të zgjasin tre muaj duke filluar nga data 21.07.2016.
Paketa e masave në fjalë nuk përmban elementë kufizues të lirive dhe të drejtave të qytetaërve.
Masat e sigurisë që do të ndërmerren kurrsesi nuk do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve apo në udhëtimet dhe pushimet e vizitorëve të vendit tonë, duke mos përbërë asnjë pengesë për lëvizjet turistike ndërkombëtare dhe qarkullimin e linjave ajrore.
Në të gjitha destinacionet në shkallë vendi nuk ka asnjë situatë negative e cila të mund të cënojë zhillimin normal dhe të sigurtë të pushimeve nga ana e miqve të ardhur për këtë qëllim.

GE/ tvbulqiza.al