Te fundit

Dibër, identifikohet kufoma e gjetur në lumin Drin

Policia-diberFamiljarët kanë arritur të identifikojnë kufomën e gjetur në mes të lumit Drin në zonën e “Zallë Dardhës” në  Dibër.

Mësohet se kufoma i përket shtetases Marjeta Çera, 47 vjeçe,  nga fshati Trokaj i rrethit Dibër,  ndërsa banonte në Tiranë.

Bëhet e ditur se kohët e fundit viktima vuante nga depresioni, ndërsa identifikimi është bërë nga familjarët.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetmbytjes në lumë.