Te fundit

Dibër, numërohen 84 qendra votimi; Muharem Rama thellon kryesimin me 3.481 vota

numerimi3Në Dibër vijon procesi i numërimit të votave. Deri tani janë numëruar 84 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist, transmeton TCH.

Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.005 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 10.524, me një diferencë prej 3.481 votash.

Konkretisht, numërimi është mbyllur në 7 njësi administrative, në të cilat kryeson ndjeshëm kandidati i mazhorancës.

Procesi rifilloi këtë të hënë rreth orës 10:45, me një seri ndryshimesh në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan trajnimit që në orët e para të mëngjesit.