Te fundit

Digjet shkolla ne Lladomoricë-Ostren, Bulqizë

IMG-20160815-WA0082
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë rreth orës 15:40, ka ardhur një telefonatë se po digjet çatia e godinës një katëshe që shërben si shkollë fillore e fshatit Lladomoricë, Njësia administrative Ostren Bulqizë.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes është nisur zjarrëfiksja dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Bulqizë ku ka rezultuar se:
Godina njëkatëshe që shërbente si shkollë fillore për nxënësit e fshatit ishte përfshirë nga flakët fillimisht nga çatia e më pas gjithë godina.
Nga zjarri ka vetem dëme materiale të shkollës dhe ska asnjë të lënduar pasi në shkollë nuk kishte njeri.
Grupi hetimor paraprakisht dyshon se shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e shkëndisë elektrike.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit