Te fundit

Durrës, rrugët pushtohen nga uji

photo 3_1

Reshjet e shiut me intensitet te lartë kane shkaktuar përmbytje ne disa lagje dhe rrugë të qytetit të Durrësit.

Zonat me problematike janë rrethrrotullimi pranë stacionit te trenit, rruga “Aleksander Goga”, shëtitorja “Taulantia”, lagja nr 4, 18  si dhe disa zona te tjera periferike.

Në këto zona shumë automjete që udhëtonin u detyruan te ndalonin ne trafik për shkak te përmbytjeve, pasi niveli i ujit arrin deri ne 30 centimetra, siç duket edhe në fotot e paraqitura nga Lapsi.al

Nga shtabi i emergjencave nuk raportohen banesa apo biznese te prekura nga përmbytjet.

E njëjta situatë është raportuar më herët për disa nga qytetet e vendit, përfshirë edhe Bulqizën.

/tvbulqiza.al

photo 3_1