Te fundit

Hiqen pagesat për shqiptarët pasi iu refuzohet azili

rijksmuseum-with-big-letters-in-amsterdam-holland-netherlands-1600x1062Ministri i Çështjeve të Sigurisë në Holandë, Klaas Dijkhoff, njoftoi se, shqiptarët, që nuk e fitojnë të drejtën e azilit në Holandë, nuk do të paguhen më me nga 200 euro për të rritur dhe 40 euro për fëmijë, kur të largohen prej andej.

“Shqipëria është një vend i sigurtë, – sqaroi ai. – Ndaj duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka kuptim që shqiptarët të kërkojnë azil këtu te ne”.

Pagesa e largimit duket se i ka inkurajuar njerëzit të kthehen vullnetarisht, por sipas Dijkhoff kjo nuk duhet lejuar më
“Nuk duhet të lejojmë që të përfitohet nga një sistem i ngritur posaçërisht për refugjatët”, shprehet ministri.

Gjithashtu personave që iu refuzohet kërkesa e azilit, u ndalohet hyrja në BE për dy vite.

/tvbulqiza.al