Te fundit

Juventus nuk ndahet nga Dybala

paulo-dybala-juventus_3345314E përditshmja ‘TuttoSport’ njofton se drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë vendosur që të zgjasin kontratën me talentin argjentinas, i cili në sezonin e tij të parë në Torino arriti të shënojë 18 gola.

Kontrata e re e Paul Dybala do të skadojë në vitin 2021 dhe do të shoqërohet me një rritje të pagës nga 3 në 5 milionë Euro në sezon. Mësohet se marrëveshja përfundimtare do të firmoset pas disa ditësh, menjëherë pas kthimit të Dybala nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018 me Argjentinën.

 

/tvbulqiza.al