Te fundit

Kampionët bien pre e Hakerave rus

1474319191haker“Fancy Beras” quhet grupi i hakerave të cilët kanë kanë arritur të përvetësojnë të dhënat mjekësore për dy protagonistë absolutë të Lojërave Olimpike.

Mes personazheve që në mënyrë kriminale u janë vjedhur detajet e testeve të dopingut dhe të dhënat personale janë: tenisti spanjoll Rafael Nadal dhe 4 herë kampioni olimpik Mohamed Farah.
Regjistrimet konfidenciale mjekësore të atletëve elitarë zbulojnë disa detaje të panjohur për publikun. Për shembull, atletit olimpik Mo Farah iu lejua përdorimi i substancës kortikosteroid triamcinolon në Tetor 2008 dhe Korrik 2014, pas një incidenti në stërvitje, cka bie në kontrast me deklarimet e sportistit.

Grupimi i piratëve Fancy Bears ka zbuluar të dhënat e 9 nga 336 atletët britanikë që garuan në Lojërat olimpike të Rio de Zhaneiros, duke përfshirë dhe fituesin e Turit të Francës, Kris Froom.

/tvbulqiza.al