Te fundit

Kapet nje rast tjeter i dyshuar per shitblerjen e votes ne Maqellare Diber

Një tjetër rast i dyshuar i shitblerjes së votës është regjistruar ditën e sotme në qarkun e Dibrës. Në prangat e policisë kanë përfunduar një jurist i punësuar pranë Bashkisë së Bulqizës i quajtur Denis Xholi si dhe djali i kryeplakut të fshatit Fushë e Madhe, Albjon Çeku. Këta të fundit besohet se kanë shpërndarë para në kembim të votës në zgjedhjet e së djelës. Makina e tyre është evidentuar nga aktivistët e Partisë Demokratike. Këta të fundit i kanë zënë rrugën automjetit, duke lajëruar autoritetet respektive. Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e policisë e më pas prokurorët e qarkut. Ata kane sekuestruar në cilësinë e provës materiale makinën dhe paratë e gjendura në brendësi. Nga informacionet paraprake, dyshohet se brenda makinës ka patur një shumë nga pesë deri në shtatë milionë lekë të vjetra. Tashmë çështja mbetet në duart e prokurorisë. Ashpërsimi i kuadrit ligjor parashikon dënime deri ne 7 vite burg për krimet zgjedhore.