Te fundit

Legjioni i ushtarëve vdekjeprurës francezë, “French Foreign Legion” mund të aktivizohet në luftën kundër ISIS

french-foreign-legion-701996Legjioni i ushtarëve vdekjeprurës francezë të quajtur “French Foreign Legion” mund të aktivizohet në luftën kundër ISIS në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të shtypur grupimin terrorist Shteti Islamik.

Forcat speciale franceze tashmë ndodhen në veprim në Libi, Siri dhe Irak pasi Presidenti Hollande i shpalli luftë xhihadistëve. Por, mediat britanike raportojnë se ka një thirrje në rritje për të dërguar në Siri ata që quhen luftëtarë të huaj.

“French Foreign Legion” janë pjesë e ushtrisë franceze e themeluar në vitin 1831, e cila është unike në llojin e vet pasi është krijuar për shtetasit e huaj që janë të gatshëm për të shërbyer në Forcat e Armatosura Franceze.

Hera e fundit që ky legjion u aktivizua ka qenë viti 2013, kur për dy vjet u angazhuan në luftë kundër terroristëve të Boko Haram. Është e paqartë se çfarë roli do të kenë kundër ISIS, por presioni mbi qeverinë franceze është në rritje, për të lejuar këmbësorinë në luftën kundër terrorizmit.