Te fundit

Mat, arrestim për armëmbajtje pa leje

ARME-MATPolicia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje në banesë duke arrestuar në flagrancë poseduesin e armës së zjarrit,   Bilal Bushi, 64 vjeç, banues ne Dukagjin.

Arrestimi i tij u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën private ku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike e tipit Kallashnikov dhe një krehër me 30 copë fishekë model -56 të cilat i mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

 

MF/tvbulqiza.al