Te fundit

Meta president? Replika në distancë PS-LSI

meta7_2

Brenda PS-së  janë shtuar zërat që e shohin Ilir Metën si president të vendit në vitin 2017. Ka mes tyre që e shprehin hapur këtë ide. Dhe ky shtim zërash duket se ka një qëllim. I pari ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili në emisionin “Debati në Channel One”, e cilësoi kreun e LSI-së “kandidat të fortë për President”.

“A mund të jetë kandidat? Natyrisht që është kandidat i fortë për president, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në parlament. Një njeri që ka qenë kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President”, tha Bushati.

Por ku investim i socialistëve duket se ka një qëllim të cilin e ka thënë hapur deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko në Report Tv. Socialisti thotë se kalimi i Metës në Presidencë çliron të majtën.  

“Ilir Meta si president i shtetit shqiptar do të lehtësonte më tepër rrugën e gjatë që ka përpara e majta në këto 8 vitet e ardhshme apo më tepër. Kjo varet nga vendimi politik i dy partive që janë në një koalicion në bazë të një marrëveshje të caktuar në të cilën vazhdojnë të qeverisin. Nëse Meta bëhet president kjo do të thotë që është pjesë e marrëveshjes. Nuk mund të bëhet Meta president jashtë dëshirës së tij dhe nuk mund të behët gjithashtu president jashtë dëshirës së Edi Ramës” –tha Çuko.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj që e sheh Metën ende në politikën e aktive dhe jo të mënjanuar në Presidencë.

“Une mendoj se Z.Meta ndihet i respektuar nga vleresimi i disa prej figurave te Partise Socialiste qe e shohin se pari si njeriun konsensual dhe konstruktiv dhe si Presidentin e ardhshem te Shqiperise. Megjithate them se detyra e Metes si kryetar i parlamentit ende nuk ka mbaruar dhe roli i tij konstruktiv eshte dhe mbetet i pazevndesueshem ne keto kohe tensionesh te medha politike. Levizja Socialiste per Integrim keto dite po futet ne nje proces zgjedhor ku z. Meta eshte kandidati kryesor dhe ne kete moment te rendesishem politik per LSI ai eshte drejtuesi dhe inspiruesi i pazevendesueshem ne suksesin e zgjedhjeve te ardhshme. Duke gjykuar si nje e re, e cila ndodhet ne politike sepse Ilir Meta, si askush tjeter ne politiken shqiptare, ka besuar tek te rinjte mendoj se kauza e tij per promovimin e te rinjve ka akoma shume rruge per te bere. Pse jo, do e quaja edhe nje detyrim te tij qe duhet çuar deri ne fund!”- shkruan Mehmetaj.

/tvbulqiza.al