Te fundit

Muxhahedinët në Shqipëri

1472137125muxha155 muxhahedinë kanë mbërritur muajin gusht në Shqipëri. Lajmi njoftohet nga “Fars Neës Agency”, një media online në Iran, sipas së cilës, ata janë strehuar në vendin tonë sipas marrëveshjes me Amerikën.

Grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan për Top Channel se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

Muxhahedinët konsiderohen si grupim i rezistencës ndaj regjimit në Iran, ndërsa në vendin tonë janë strehuar prej vitesh një grup prej tyre.