Te fundit

Ndryshojnë kriteret e pranimit në Universitet

54_bigPas bisedimeve mes ministrisë së Arsimit dhe LSI-së është rënë dakort mbi disa ndryshime në fazën e dytë të pranimit në universitet. Asnjë nxënës që nuk ka zhvilluar një lëndë apo ka mësuar një tjetër me emërtim të ngjashëm në shkollë të mesme nuk do të penalizohet për të vijuar studimet e larta.

“Ajo për të cilën ne ramë dakord dhe ministria e universitetet po punojnë është për një rishikim të kritereve të vendosura nga universitetet për fazën e dytë, me qëllim që në totalin e pikëve që fiton maturanti, asnjë prej tyre të mos përllogaritet zero. Rasti i një dege që filozofia është vendosur si kriter dhe gjimnazisti nuk e ka bërë, nuk do t’i quhet zero, por një lëndë e përafërt që po dakordësohet mes universiteteve dhe ministrisë”, tha deputetja Mehmetaj, pas takimit në ministri.

Qëllimi i kësaj është që një maturant me notë mesatare më të ulët të mos renditet në sistem përpara një tjetri me mesatare më të lartë.

Në raundin e dytë maturantët aplikojnë sërish me dhjetë preferenca në varësi të dëshirës që kanë. Pasi mbyllet kjo fazë, lirohen vendet dhe zhvendoset vija e kuqe në bazë të vullnetit që kanë shprehur ata. Pra, nuk bën një kërkesë tjetër me një listë të re, por vazhdon me të njëjtën derisa të fitojë një prej shkollave që ka listuar.

/tvbulqiza.al