Te fundit

Një Nobel paqeje për “Helmetat e bardha”

14740581275DM32280_11 (1)Pjesëtarët e grupit të mbrojtjes civile në Siri, të njohur ndryshe se “Helmetat e bardha” pas një peticioni janë bërë pjesë e garës për cmimin “Nobel”.

Ky grup përbëhet nga mijëra vullnetarë të cilët shfaqen shpesh në video  të postuara “online”, ndërsa vrapojnë në zonat e bombarduara nga sulmet ajrore në Siri, apo duke shpëtuar njerëz nga godinat e shkatërruara.

Një nga nismëtaret e kësaj lëvizjeje ishte parlamentarja britanike Jo Cox, e cila u vra gjatë fushatës në zonën e saj zgjedhore në verë. Fituesi i Nobelit për Paqen do të shpallet më 7 tetor.

/tvbulqiza.al