Te fundit

Përpjekje për rikultivimin e grurit 2.800 vjeçar

20160903162055399646

Farërat e grurit dhe susamit 2.800 vjeçare, të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë Çavuştepe, që gjendet në Gürpınar të Vanit (Turqi) do të rigjallërohen me anë të mbjelljes, raporton Anadolu Agency.

Gërmimet në kalanë e ndërtuar nga Mbreti Urartu Sardur-i i dytë, filluan në vitin 2014 dhe drejtohen nga asistent profesor. Dr. Rafet Çavuşoğlu, profesor në degën Arkeologji, pranë Universitetit Yüzcüncü Yıl (YYÜ).

Drithërat të nxjerra nga këto gërmime më parë janë dërguar në laboratorë për t’u studiuar dhe më pas do të dërgohen për tu mbjellë, duke rritur kështu shpresat për ringjallërimin e mundshëm të tyre pas 2.800 vitesh.

Në një deklaratë për gazetarin e AA,  As.Prof. Dr. Çavuşoğlu tha se kalaja ku janë duke u kryer gërmimet shtrihet në fushën Gürpınar dhe bishtin perëndimor të maleve Bol.

Për shkak se vendi ku ndodhet kalaja ishte një rrugë drejt Iranit nga Perëndimi, është bërë e lehtë arritja e disa të dhënave për tregtinë gjatë gërmimeve. Ai tregoi se gjatë gërmimeve është zbuluar edhe një depo drithi.

/tvbulqiza.al