Te fundit

Post-Dibra! Roland Keta: Sekretari organizativ i PD-së është arrogant! Duhet të shkarkohet!

lulzim-basha-mbledhje-grupi-parlamentar-pd-5425-c1200x600Humbja e thellë e zgjedhjeve në Bashkinë Dibër është bërë shkak për një debat të fortë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, që u zhvillua ditën e sotme. Lapsi.al zbardh këtë debat, ku kanë spikatur disa nga zërat më kritikë të Bashës në PD si Majlinda Bregu, Eduard Selami e Astrit Patozi.  Selami kë kërkuar mbledhjen

Aldo Bumçi:  Të mos bihem në grackën e PS, problemi nuk është tek zbatimi i statutit ne PD. Bandat dhe droga ka bërë nam në Dibër. Nuk është çështje tek qytetarët aty , aty ne kemi funksionuar.  Puna është të kërkojmë zgjidhje të mëdha politike. Per mua dy jane rruget: ose zgjidhje politike ketu në qendër ose ekuilibrim forcash në terren.

Asllan Dogjani: Aktivizimi jonë ishte plus dhe ishte shumë mirë.  Por nuk kemi çfarë i bejmë drogës, aty ka marrë çdo parcelë drogën e vet. Policia është e politizuar, shefi i krimeve punonte për të ruajtur drogën dhe tani ju bënte shantazh për fotot, ndryshe do kishin pasoja. Në drogën e kemi kudo e keni në zall- herr, e keni në çdo cep, ky është problemi më i madh që duhet të jap zgjedhjen opozita.

Eduard Halimi: Për mua Dibra nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga rezultati ne Peqin, nga Kruja, Kavaja, Durrësi e me radhe. Kesaj rradhe mori përmasa krejt dramatike sepse kështu janë tashmë edhe përmasat e droges dhe krimit në vend. Opozitat nuk çajnë dot bandat dhe krimin. Këtu duhen zgjidhje po aq radikale sepse situata është e rëndë. Policia e kishte me listë, kush kalon kush nuk kalon në zona të caktuara. Si mund të përballemi me këtë në? Vetëm masa drastike

Kmi sfiduar reformën ne drejtësi.  Për te sfiduar dekriminalizimin, retoriken e Rames i kemi vene bombe ne vetes tonë. Cështja themelore është te jemi perballë Rames, jo pjesa e brendshme.  Cfare do bejmë eksperimente te Rames? Rezistencë e forte, qeveria teknike. Rama i shtyn qe në mos dalim ne protesta qe te duket sikur jemi kundër,  cilat jane masat qe do marrim se eshte eksperimenti me i poshtër me demokracinë dhe me popullin

Arben Ristani: Nga teoria e gabimit nuk shpëtojmë dot. A mund te vendosim nje kod sinqeriteti me njeri-tjetrin. Dibra angazhim me te madh se kjo nuk mund te kete, se ishim teper te nderuar.  Nuk u humbëm nga gabimet tona. Selishta 50 minus, zone e mbjellur me shume me droge. Jane takuar te gjithe faktorët, aq shume pune sa do fitonim. Gjithe ky aktivitet nuk ja del dot mafia shqiptare dhe parave. Te ngrejë e protesta dhe opinionin intelektuale, patjeter qe organizimi duhet. Me krim me drogë me parate nuk ja dalim dot. Pa besnikëri dhe sinqeritet nuk bejme dot.

Florion Mima: Ne te gjithë ne terren e pame qe jane punesuar 30 cuna nga fshati, 15 euro ne dite me parcelat e droges. Shefi i komisariatit ka kontaktuar me mbjellesit e droges dhe ju ka thene kemi foto per cdo parcele. Ose voten ose jeni te gjithe ne burg. Pas ores 4 kur u kthyen nga parcelat me kanabis u rrit ritmi i votimit.

Bedri Hoxha: Nuk eshte ceshtje strukturash por ceshtje shitje vota. Me thane cope 400 mije leke,  eshte daja i njerit dhe i mori.  Deputetët nuk shkojnë në zona, ato nuk duan politiken e madhe. Probleme me konkrete. Ne jemi bere per te ikur nje pjese, duan fytyra te reja. Emero njerezit lere mos bej zgjedhje.

Oerd Bylykbashi: Atje do kishte humbur kushdo, mënyra si kontrollohet qendra e votimit eshte e rende. Çelësi i tyre eshte tek njerezit qe shpërndajnë parate,  nuk eshte ceshtje e statusit tone. Po u morem me veten s’ka lidhje duhet te bejme nje gje ndryshe. Veprim politik i forte qe do na bej ne 10 muaj te jene syte e veshët tek zgjedhjet. Ne 2001 mazhoranca fitoi por nuk kishte besueshmeri,  duhet vepruar ndryshe. Ne shikojmë silueta tani por ka shume me shume poshtë nga droga dhe krimi. Çdo lloj reforme nuk na jep rezultat duhet aksion. Po e kthyem brenda nuk dalim gjëkundi.

Albana Vokshi:  Djemtë e kryeplakut kanë parcela droge dhe ka ndenjur aty me deputetet.  Votuesit benin foto dhe merrnin leket tek dyqani fshatit. Banor te Tiranes ishin. Djemtë e kryetarit te qendrës se votimit kane votuar Per Muharem Ramen infermierëve u bëhej presion.  Duhet te komandoni kryetare degesh dhe pastaj ne baze rezultatit shikojmë.

Astrit Patozi: Trupa me e larte te bej analize,  duhet ta bej dega lokale,  ajo qe ne do bejne te marrim nje SMS per 2017 dhe asgjë tjetër. Nuk e sollen problemet tona humbjen ne Diber. Pas  10 muajsh do na ndodhte ne zgjedhjet e përgjithshme me mire qe i humbet se pame skemen e tyre. Nuk duhet ta ngrenim steken aty. Skenarët per shitjet e blerjes.

E dyta s’kemi mundesi t’i perballemi plumbi me plumb. Nuk duhet te na shkoj ne mend kete se jemi parti vlerash. Por edhe sikur luajmë ne terrenin e tyre dhe pas kesaj do jete ceshtje horrash.  Dhe ne nuk na takon. Te ruajmë kauzën.  Ne jemi te vonuar tek reforma zgjedhore, kemi humbur kohe me reformat ne drejtësi.

Problemet nxorren koke ne Diber qe te riparojmë.  Ne duhet te ushtrojmë force Per kodin e ri Zgjedhor.  Se dyti nuk gjykoj se strukturat jane problem por duhet te merremi me mesazhin e madh politik. Bandat jane ne qarkullim,  mafia e forte por do jete e shperndarë ne gjithe vendin. Duhen njerezit qe nuk jane bandit por rruge nuk hapin. Ambiguitet me aleancat zgjedhore, po lame vend per dyshim japin mesazhin. Po jane te gjithe njëlloj atehere rri me qeverinë. Se nuk rrezikojnë.

Gent Strazimiri: Pjesa e kolegeve te Dibres nuk i dine hallet aty ne votim. Ajo nate ne Sohodoll ka qene e tmerrshme. Beme shume mire qe shkuam aty. Ata kane blere 16000 vota atje. Me buxhet te pakufizuar, mesatarja 50 euro.  E zgjidh kete pune mbledhja e Keshillit Kombetar, jo sigurisht.  Aq sa e zgjidhin deputetet qe kane bere operacione policore. Çdo gje tjeter qe shkon tek pjesa jone, eshte kot.  Ata e kane mbytur me lek. Pane Luznine dhe i dinin me leket qe kishin dhene sesa vota kishte brenda kutia. Na i thoshin para. A do te pranojnë qe ta detyrojnë shqiptarin te heq dore vullnetarisht nga e drejta e votës.

Kastriot Islami: Kemi tre sfida

Sfida e parë lidhur me krimin,  lidhur me korrupsionin dhe e lidhur me kanabisin.

Sfida e dyte, marrëdhëniet me nderkombëtaret. Pse nuk kane thene asgjë per te gjithe keto qe po ndodhin.

Sfida e tretë, çeshtja e brendshme e partise.

Pa përballje masive nuk shkojmë dot ne zgjedhje. Mbledhje demokratike kur themi mendimin por jo ta nxjerrim.

Keltis Kruja: Hashashi na ka marrë ne qafe. Nuk e kishin per masen dhe ishte nje efekt shkaterrimi.  Nga varfëria eshte vullnet i deformuar nga halli,  nje bashkëjetese nga pamundësia. Shqipëria gjithe drogë. Policia e lejon vete.  Të bëjmë protestat por të jemi plotë aty. Dhe duhet ta ndërkombëtarizojme çështjen.  Vota u deformua në shtëpi dhe jo rrugës.  Dalin deklarata për LGBT dhe nuk di  për këtë.

Edi Paloka: Analizë se kemi por diskutim i shpejtë. Mendon që na shërben t’i themi gjërat realisht. Nuk duhet të fshehim të vërtetat e mëdha për gjëra të vogla.  Problemet i dinim që në fillim, droga dhe paratë që ditën e parë.  Seksionet u ngritën dhe u forcuan dhe grupi parlamentar.  Përplasjet ishin me te larte ne vite por i rregulluam me aq sa mundem. Na i thane qe nuk kemi kush na mbroj voten,  shkuam per fitoren se nuk na i merrte mendja ketu përmasa droge dhe paraja. Fryma ishte pozitive aty. Vinin socialistet tek ne edhe fshehurazi.  Nuk ja leme dot Ymer Lalës,  por ja qe edhe  fryma nuk beri pune. Beri qe ata te mobilizoheshin per te blere votat. Ishin fikur dritat ne Sohodoll, në mes të natës unë përplasen me kriminal.  Flamur Noka, u perballe me terrorin qe bente ai tek njerezit.  Ne Luzni kishte uri per buke, normale qe nje thes me miell. Eshte ajo pjesa qe nuk i interesonin se cfare do ndodh.  Strukturën e kemi ne dore vete dhe e gjejmë kollaj,  po te ishte ceshtja tek foto e kishim zgjidhur.  Po nuk jane keto problemet. Po thame qe PD eshte problemi hajde t;ja fusim Lul Bashes se na erdhi rasti keshtu, eshte tmerr nuk e di kush fiton nga ju. Çoni vetëm ujë tek kundërshtari. 2001 ashtu na u duk por tani është më rëndë. Në me intelektua ata fitojnë me Sadriun dhe Ymer Lalen.  Po kërkuam t’ja fusim njeri-tjetrin do rri ai për 40 vjet.

Eduard Selami: Duhet bërë analizë e pastër për humbjen. Të thirret Këshilli Kombëtar për të analizuar zgjedhjet.

Majlinda Bregu: Nuk mund t’u largohemi përgjegjësive!

Selami: Zgjedhjet në Dibër, për gabimet tona. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD-së?

Roland Keta: Sekretari organizativ i PD-së është arrogant! Duhet të shkarkohet!

Lulzim Basha: Duhet një analizë e thellë dhe e ftohtë.

Bregu: Do vazhdojmë të themi se na vodhën? Është fatalizëm! Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI. Nuk mund të presim të bëjë fushata Kreshniku. Dasma nuk bëhet me krushq, krushqit përcillen. Në 2005-ën PD fitoi, pasi fitoi luftën me vetveten.

Imami: I bindur se nuk po veprohej drejt, s’erdha në fushatë!

Bregu: Degët tona janë të përçara dhe të pamotivuara.

Lulzim Basha: E nesërmja na vë përballë kundërshtarëve. Ata mund të merren edhe me çështjet e brendshme. Në duhet t’i tregojnë shqiptareve që ishim aty për të mbështetur qytetarët dhe jo për të marr Bashkinë. Nesër do jete problem kombëtar,  në raport me drogën dhe me krimin.  Si dhe pse shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga ne. E jona nuk është përplasje bandash por bashkim vlerash.