Te fundit

Rama viziton Peshkopinë, premton “rilindjen e sheshit të qytetit”

f36106b95e5e86710f7f84bf15f412f4_XLSot pasdite Edi Rama është ndalur në qytetin e Peshkopisë, për të bërë fushatë për kandidatin e tij për kryetar bashkie. Që nga paraditja, janë marrë masa urgjente që të krijohet dekori, për mbarëvajtjen e takimit.

Kështu urgjentisht në qendër të qytetit është ngulur një tabelë e një firme pranë pushtetit, sipas së cilës në një kohë urgjent Peshkopia do të përjetojë një “Rilindje Urbane”, të cilën nuk e bëri dot i përzgjedhuri i parë i Ramës, Shukri Xhelili.

Tenderimi i rregullimit të qendrës së këtij qyteti është fituar nga kompania Alko-Impex, në këtë zonë dhe ka fituar edhe shumë tender të tjerë shërbimesh në këtë bashki.