Te fundit

Reshjet e shiut “rikthejnë” dimrin në Bulqizë

02

Përgjatë ditëve të fundit moti në zonën e Bulqizës ka qenë i paqendrueshëm, ku pasditen e sotme reshjet e shiut ranë me intensitet të lartë.

Megjithëse ditë më parë specialistët e Institutit të Gjeologjisë parashikuan se temperaturat e larta  do të qëndrojnë deri në fund të muajit gusht, e kundërta duket se ndodh në Bulqizë, ku reshjet e shiut shoqërohen edhe me rënien e temperaturave.

Shiu me intensitet të lartë është kthyer në problem për banorët e rrethinave të Bulqizës, pasi dëmton të mbjellat.

GE/ tvbulqiza.al

01