Te fundit

Reshjet e shiut shtyjnë për 50 minuta ndeshjen Tirana-Kukësi

tirii

Reshjet e furishme të shiut që pushtuan kryeqytetin pasditen e së shtunës bënë që të shtyhet nisja e ndeshjes Tirana – Kukësi.

Fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” është mbushur me ujë dhe ekipet e kanë nisur sfidën pas gati 50 minutash.

Takimi ishte planifikuar të luhej në ora 17.00, por arbitri Lorenc Jemini realizoi provën me top dhe kërkoi shtyrjen e takimit., raporton Lapsi.al

Punëtorët e fushës janë munduar të largojnë ujin nga terreni. Në tribuna nuk kanë munguar tifozët e të dy ekipeve. Të dyja skeudrat janë të motivuara për fitore.

fdsfdsdf-470x221