Te fundit

Rrëmbehet azilantja shqiptare në Gjermani

auto_1824461436904393Një shqiptare në Gjermani deklaron se është rrëmbyër dhe përdhunuar për dy ditë në kampin ku po qëndrnte në pritje të përgjigjes për qëndrim në Burbah.

Lajmi është njoftuar nga një televizion lokal ku gruaja tregon se një prej punonjësve të kampit e kishte ftuar për të pirë diçka dhe më pas u zgjua në një shtëpi tjetër.

“Pas gotës së tretë rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha lakuriq. Nuk ndodhesha në ambientet e kampit, por në një shtëpi tjetër ku ndodheshin 4 persona, mes të cilëve edhe punonjësi i kampit,  nuk e di se çfarë ka ndodhur kur unë kam qenë pa ndjenja”, thotë gruaja shqiptare që ka kërkuar të qëndrojë anonime.

Prokurorët e çështjes thonë se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi gruaja thotë se ka ndodhur 5 muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar ose jo. Nga ana tjetër, forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat e gruas, duke thënë se ato janë të pavërteta.

MF/tvbulqiza.al