Te fundit

Rusia nis manovrat ushtarake në kufi me Ukrainën dhe Kaukazin

 Rusia nisi sot manovra ushtarake në një zonë kufitare me Ukrainën, gadishulli i aneksuar i Krimesë dhe në Kaukazin e Veriut, më pak se dy javë nga organizimi i manovrave të gjera në të njëjtin format.

“Këto manovra pritet të zgjasin deri të shtunën, me qëllim testin për përgatitjen e luftimeve me pjesëmarrjen e 12.500 ushtarëve të pozicionuar në disktriktin ushtarak në jug”, bëri të ditur në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Flota ruse në Detin e Zi dhe në Detin Kaspik do të marrin pjesë gjithashtu në manovra, përkrah aviacionit dhe forcave parashutiste.

Presidenti rus, Vladimir Poutine urdhëroi në fund të muajit gusht organizimin e manovrave të gjera ushtarake në disa rajone ruse duke përfshirë atë në Krime dhe në kufirin ukrainas.