Te fundit

Selman Kurti ,veteriner ne Drejtorine e Bujqese Mat flet per semundjen e gjedhit

Semundja e gjedhit
Specialisti veterinar pranë Zyrës se Bujqesise Mat, Selman Kurti, prononcohet edhe njëherë mbi shfaqjen e semundjes se gjedheve ne Qarkun e Dibres. Sipas tij semundja Dermatoza Nodulare, ka prekur rethet Diber e Bulqize ndersa ne Mat, ende nuk eshte vertetuar me raste konkrete. Sipas Kurtit dy rrethet Bulqize, dhe Diber jane prekur më shpejt, pasi jane zona kufitare. Persa io perket semundjes se antraksit, Kurti shpjegon se rrethi i Matit ka patur më parë disa vatra antraksi por 3 vitet e fundit nuk eshte shfaqur asnje rast.

Gjithashtu Kurti, u beri thirrje te gjithe fermereve qe te tregohen te kujdesshem ne vaksinimin e gjedheve, ne eleminimin e mushkonjave apo mizave neper stalla, te cilat jane shkak edhe per semundje te ndryshme te kafshet.
Specialisti veterinar pranë Zyrës se Bujqesise Mat, Selman Kurti, flet edhe për semundjen që po prek bletet, e shfaqur kjo më së shumti ne Gjorice të Bulqizes.