Te fundit

Sherr masiv me thika në një dasëm në Fier, 3 të plagosur

85-655x356

Në qytetin e Fierit një dasmë ka përfunduar me një sherr masiv me thika.

Sipas policisë lokale rreth orës 17:20 të së mërkurës në lokalin e shtetasit D.F në  fshatin Radostinë, ku po zhvillohej një ceremoni martese ka ndodhur një sherr masiv.

Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasit L.S 54 vjeç, A.S 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç, të tre banues në Radostinë, shkruan Lapsi.al

Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvbulqiza.al