Te fundit

Takime te kandidatit Sherefedin Shehu me zgjedhesit Dibrane

Shehu

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë në Arrëz, Katund i Ri, Hotesh dhe Lishan i Epërm. Kandidati Sherefedin Shehu theksoi ndër të tjera se për Peshkopinë është një fyerje ardhja e ministrave Gjiknuri dhe Ahmetaj, të cilët pas rritjes se çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive janë përgjegjës direkt për korrupsionin e hidrocentralit të Skavicës.
Duke parashtruar programin për bashkinë, zoti Shehu tha se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jetë prioritet.
“Në bashkinë e Peshkopisë ka mundësi që edhe me buxhetin ekzistues edhe me ndërmarrje, makineri që ka bashkia dhe që nuk varen nga dëshira e kryeministrit sepse ky kryeministër nuk ka vullnet dhe dëshirë ta mbështesë Dibrën, të realizojmë projekte që duken të vogla por që për ju janë shumë të rëndësishme.