Te fundit

Tenton të çmontojë saraçineskën. Vdes aksidentalisht 48 vjeçari

1471476110ambulanceFran Legisi, banues në Mirditë, ka humbur jetën duke tentuar përmes një çelësi hidraulik të çmontojë saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë.

Si pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur fatalisht në pjesën e kokës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se  shtetasi ishte person i sëmurë mendor  prej disa kohësh. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

MF/tvbulqiza.al