Te fundit

Tërmeti shkatërrues në Itali, Qeveria jep 50 milionë Euro: Do rindërtojmë fshatrat

Screenshot_17-9Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për tërmetin shkatërrues që goditi Italinë Qëndrore një ditë më parë.

Në një mbledhje të posaçme, Këshilli i Ministrave të Italisë vendosi që të akordojë fondin prej 50 milionë Euro për zonat e prekura nga lëkundjet sizmike. Ka qenë vet Kryeministri Matteo Renzi që njoftoi për këtë vendim të Këshillit të Ministrave.

“Rindërtimi i këtyre fshatrave është prioritet i Qeverisë”, u shpreh Kryeministri italian.

Deri tani janë konfirmuar të paktën 250 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur.

Fabrizio Curcio, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile është shprehur i shqetësuar, pasi bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë se ai i tërmeteve që goditi Aquila-n në 2009-ën, ku 309 persona humbën jetën.