Te fundit

Tonelata mbetje e inerte buzë rrugës së Arbrit

Ndotja e mjedisit vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë. Deri tani është trumbetuar si një sfidë e disa institucioneve që do të lutonin këtë fenomen.  Kjo është pamja që të ofrohet në segmentin e rrugës së Arbrit, ku kalojnë qindra mjete çdo ditë.Tonelata mbetje inerte të llojeve nga më të ndryshmet janë hedhur buzë rrugës në afërsi të Qafës së Buallit. Pamja është vërtetë e shëmtuar, pasi aty nuk janë hedhur vetëm mbeturina inerte që dalin nga ndërtimet apo rikonstruksionet që ju bëhen objekteve të ndryshme, por mes tyre ka edhe mbetje plastike.  Ndotësit e mjedisit duhet të ndëshkohen nga organet përgjegjëse për mbrojtjen e tij. Bashkia Bulqizë ka krijuar një venddepozitimi të mbetjeve të konsumit të përditshëm, por siduket nuk ka krijuar një të tillë për mbetjet inerte, ashtu siç dhe e parashikon ligji. Por edhe nëse e ka krijuar, ndaj ndotësve të tillë të natyrës, duhen marrë masa sipas dispozitave ligjore në fuqi.