Te fundit

Vapa “than” HEC-et

th (1)Muaji korrik ka shënuar prurjet më të ulëta në kaskadën e Drinit, rreth 27 % më pak se mesatarja shumëvjecare. Sipas Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, prurjet mesatare për korrikun shënuan 48 m3 për sek.

Niveli i ulët i prurjeve ka çuar në rënie të shpejtë të nivelit të ujit në basenin e Fierzës, me 5 metra brenda një muaji, duke shënuar një kuotë prej 290.4 metra.

Deri tani gjendja është monitoruar nga Enti rregullator, duke garantuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve tariforë, në një kohë që shënon pikun e konsumit të energjisë nga ana e qytetarëve.

Megjithatë shqetësues mbetet muaji gusht i cili pritet gjithashtu të ketë mungesë rreshjesh.

MF/tvbulqiza.al