Te fundit

ZYRTARE/ Ndryshon dita e zhvillimit të ndeshjeve në Champions League

1853397_w2Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA ka vendosur zyrtarisht disa ndryshimet radikale në Champions League.

UEFA ka njoftuar se nga viti 2021 Champions League do të zhvillohet në fundjavë, me ndeshje edhe jashtë Europës si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë dhe Katar.

Ky është një ndryshim i madh në formatin e këtij kompeticioni pasi ndeshjet jemi mësuar t’i shohim në mesjavë, pikërisht të martën dhe të mërkurën.

Ky ndryshim nuk është i vetmi pasi sot UEFA vendosi që prej sezonit 2018-19 në ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali do të kenë nga 4 skuadra të kualifikuara direkt në fazën e grupeve të Champions Leagues, duke shmangur në këtë mënyrë ‘play off’-in, shkruan ‘Goal’